Presidenti Trump nënshkruan ligjin për kujdesin shëndetësor të veteranëve

Amerika

Presidenti Trump nënshkruan ligjin për kujdesin shëndetësor të veteranëve

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 23:21
Donald Trump

Presidenti Donald Trump nënshkruan sot ligjin e ri që zgjeron programin në mbështetje të skemës së kujdesit shëndetësor për veteranët ushtarakë amerikanë.

Për këtë qëllim, legjislacioni i ri parashikon fonde prej 2.1 miliardë dollarësh që do t’i shtohen buxhetit të Departamentit të Çështjeve të Veteranëve.

Programi shëndetësor u mundëson veteranëve ushtarakë të vizitohen edhe në doktorë privatë, pa patur nevojë të presin radhët e gjata të pritjes për të marrë kujdes shëndetësor.

Një tjetër fond prej 1.8 miliardë dollarësh do t’i mundësojë Departamentit të Veteranëve gjithashtu të marrë me qera 28 qendra kryesore mjekësore./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat