Trump dënon dhunën në tubimin e nacionalistëve të bardhë

Amerika

Trump dënon dhunën në tubimin e nacionalistëve të bardhë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 10:01
Pamje gjatë përleshjeve ndërmjet nacionalistëve të bardhë dhe kundërprotestuesve në qytetin Sharllotsvill në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dënuar dhunën e mbrëmshme në shtetin Virgjinia, që ka çuar në vrasjen e tre vetëve dhe plagosjen e së paku 35 të tjerëve, gjatë tubimit të nacionalistëve të bardhë dhe aktivistëve të së djathtës ekstreme, në njërën anë, dhe kundërprotestuesve në anën tjetër.

Vrasja e një personi dhe shumë plagosje ndodhën pasi një makinë e goditi masën e protestuesve afër sheshit në qytetin Sharllotsvill.

Zyrtarët thanë se vrasja e dy oficerëve të sigurisë nga rrëzimi i helikopterit gjatë përleshjeve, po ashtu, janë të lidhura me protestat.

Corinne Geller, zëdhënëse e policisë shtetërore në Virgjina, tha se piloti dhe udhëtari ishin vrarë në përplasjen e helikopterit.

Presidenti Trump tha se në Shtetet e Bashkuara “nuk ka vend” për dhunë të tillë dhe e ka dënuar “me fjalët më të ashpra të mundshme” atë që ai tha se ishte “paraqitje skandaloze e urrejtjes, fanatizmit dhe dhunë nga shumë palë”.

Guvernatori i Virgjinias, Terry McAuluiffe, tha se “për të gjithë supremacistët e bardhë dhe nazistët, që erdhën në Sharllotsvill, e ka një mesazh” dhe shtoi se “ky mesazh është i qartë dhe i thejshtë – shkoni në shtëpi”.

Guvernatori McAuliffe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe trupat nga Garda Kombëtare janë vendosur për ta shtuar sigurinë afër vendit ku kishin shpërthyer përleshjet ndërmjet nacionalistëve të bardhë dhe kundërprotestuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat