Mc.Master: incidenti me makinë në Sharlotsville i ngjan një akti terrorist

Amerika

Mc.Master: incidenti me makinë në Sharlotsville i ngjan një akti terrorist

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 20:16
McMaster

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i administratës së President Donald Trump thotë se dhuna vdekjeprurëse që shpërtheu të shtunën në mitingun e supremacistëve të bardhë në Sharlotsville të Vixhinias “mund të përcaktohet si terrorizëm”.

Në një intervistë që dha për televizionin “ABC News”, zoti McMaster, tha se akti i përplasjes së makinës në turmën e anti-protestuesve, duke vrarë një grua 32-vjeçe, është “një veprim kriminal që mund të jetë motivuar nga urrejtja dhe fanatizmi”.

Nëntëmbëdhjet persona të tjerë u plagosën gjatë incidentit me makinë, ndërsa dy policë që po monitoronin trazirat nga ajri u vranë gjatë rrëzimit të helikopterit./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat