SHBA: IS-i dhe grupet joshtetërore i rrezikojnë liritë fetare

Amerika

SHBA: IS-i dhe grupet joshtetërore i rrezikojnë liritë fetare

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 18:43
Rex Tillerson gjatë paraqitjes së sotme të raportit vjetor për Liritë fetare ndërkombëtare për vitin 2016

Shtetet e Bashkuara thonë se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), vazhdon ta dëmtoj lirinë fetare duke i marrë në shënjestër disa religjione dhe entitete, me dhunim, rrëmbim, skllavërim dhe vrasje.

Në Raportin Ndërkombëtar për Liritë Fetare 2016, që është i pari prej se Donald Trump është president amerikan, Departamenti i shtetit tha sot se grupet e tilla joshtetërore, i dëmtojnë liritë fetare jo vetëm në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikën e Nën-Saharasë, por edhe në hapësirat e pjesës lindore të Ukrainës, që janë nën kontroll të separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, që e publikoi raportin, tha se Shteti Islamik, i vetmi grup i përmendur në parathënie të dokumentit, është “qartas përgjegjës për gjenocid” kundër jazidëve, të krishterëve dhe shiitëve, në hapësirat që i ka nën kontroll. Ai, po ashtu, e ka akuzuar këtë grup për krime kundër njerëzimit dhe pastrim etnik.

Në këtë raport, ku janë përfshirë 199 vende dhe territore në gjithë botën për vitin 2016, ka pasur pak ndryshime nga viti 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat