Trump përsëri i fajësoi të “dy palët” për dhunën në Virgjinia

Amerika

Trump përsëri i fajësoi të “dy palët” për dhunën në Virgjinia

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 13:02
Donald Trump

Një ditë pasi e shpalli racizmin se është “djallëzor”, presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë përsëri i ka fajësuar “të dy palët” për dhunë, që shpërtheu në një tubim gjatë fundjavës të organizuar nga supremacistët e bardhë në Sharllotsvill në Virgjinia.

“Ju e keni një grup në njërën anë, që ishte shumë shumë i keq, dhe ju e keni një grup tjetër në anën tjetër, që ishte shumë, shumë i dhunshëm”, u tha Trump gazetarëve gjatë vizitës në ndërtesën, Trump Tower, në Nju Jork.

Ai tha se ka pasur njerëz “problematikë” në mesin e asaj që ai i cilësoi si kundërdemonstrues “të majtë alternativë” në këtë tubim, që ishte organizuar nga neo-nazistët, Klani Ku Klux dhe nga supremacistët e bardhë, dhe ata të majtë, të pajisur me shkopinj dhe që synonin konfrontim të dhunshëm.

Në pamjet e përleshjeve ndërmjet dy grupeve shiheshin se të dy palët ishin të pajisur me shkopinj të bejzbollit dhe mburoja, derisa këmbenin goditje. Protestuesit antifashistë patën thënë se ata kishin planifikuar shkatërrimin e tubimit të krahut të djathtë.

“Ata i dolën njëri-tjetrit me shkopinj dhe kjo ishte e tmerrshme dhe tejet brutale.”, tha Trump dhe shtoi se “protestuesit e krahut të majtë “e sulmuan në mënyrë të dhunshme grupin tjetër”.

Këto komente të presidentit Trump ishin një lloj jehone i deklaratës së tij të parë më 12 gusht se “shumë palë” i kontribuan dhunës. Dështimi i tij fillestar që t’i fajësojë grupet e krahut të djathtë për përhapjen e dhunës, ka shkaktuar kritika të ashpra. Këto kritika kanë çuar që ai më 14 gusht në mënyrë të qartë i dënoi organizuesit e tubimit për racizëm dhe urrejtje, duke thënë se grupet e këtilla janë “të papranueshme për gjithçka që për ne si amerikanë është e çmueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat