A do të largohet Steve Bannon nga Shtëpia e Bardhë?

Amerika

A do të largohet Steve Bannon nga Shtëpia e Bardhë?

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:25
Stephen Bannon

Disa vëzhgues në SHBA thonë se këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump, Stephen Bannon do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Zoti Bannon që njihet për shpirtin e tij luftarak tha se ai është përplasur çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të avancuar pikëpamjet e tij radikale lidhur me tregëtinë në kuadër të motos "Amerika e para". Pikëpamje që kundërshtojnë ato të disa këshilltarëve të tjerë, të cilët tentojnë të favorizojnë përpjekjet ekzistuese që vënë theksin tek bashkëpunimi shumëkombësh tregtar.

Disa mbështetës të zotit Trump i kanë bërë thirrje atij që ta shkarkojë zotin Bannon. Mbetet ende e paqartë nëse presidenti i vlerëson ende këshillat e zotit Bannon.

Gjatë një konferencë shtypi mbajtur këtë javë, presidenti Trump e vlerësoi zotin Bannon si një "person të mirë" dhe jo-racist, por ai shtoi se "mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat