Aksident hekurudhor në SHBA, dhjetëra të plagosur

Amerika

Aksident hekurudhor në SHBA, dhjetëra të plagosur

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 10:02
ilustrim

Si pasojë e përplasjes së një treni me një tren tjetër të parkuar në Philadelphia të Pennsylvani-së në SHBA, janë plagosur 33 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Transportit Publik të Pennsylvani-së juglindore ka njoftuar se treni i shpejtësisë së lartë ka përplasur trenin e parkuar në stacionin e ndodhur në rajonin Upper Darby, rreth orës 00.15 me orën lokale.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se janë plagosur 33 persona. 

Ndërsa është theksuar se 4 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat