Tillerson përshëndet “përmbajtjen” e Koresë Veriore

Amerika

Tillerson përshëndet “përmbajtjen” e Koresë Veriore

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 21:39
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka përshëndetur sot, siç tha, “përmbajtjen” të cilën Koreja Veriore e ka treguar ditëve të fundit në lidhje me programin e saj nuklear dhe theksoi se kjo mund t’i hapë rrugën dialogut ndërmjet Uashingtonit dhe Pjong-jangut.

“Nuk kemi pasur lansime të raketave, as aksione provokuese nga ana e Koresë Veriore qëkur në mënyrë unanime është votuar rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Tillerson për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat