Momenti kur vetura shtyp protestuesit në Missouri (+16)

Amerika

Momenti kur vetura shtyp protestuesit në Missouri (+16)

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 12:28
Mijëra protestues kishin dalur në rrugët e St Louis në Missouri, pasi 30-vjeçarja Kiwi Herring është qëlluar për vdekje nga policia gjatë të martës.

Ky është momenti rrëqethës kur një veturë shtyp protestuesit që kishin bllokuar rrugët, për shkak se një polic amerikan kishte vrarë një transgjinore.

Mijëra protestues kishin dalur në rrugët e St Louis në Missouri, pasi 30-vjeçarja Kiwi Herring është qëlluar për vdekje nga policia gjatë të martës.

Fotografi David Carson ishte në vendin e ngjarjes, dhe ka filmuar momentin kur një veturë e zezë futet në mesin e protestuesve që kishin bllokuar rrugët, dhe në një moment fillon t’i shtyp.

Të paktën një person ka përfunduar mbi kapakun e motorit, por për fa të mirë askush nuk e ka pësuar dhe kanë shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat