Pentagoni i gatshëm të ndihmojë ushtrinë ukrainase

Amerika

Pentagoni i gatshëm të ndihmojë ushtrinë ukrainase

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 16:11
Jim Mattis

Kreu i Pentagonit, Jim Mattis rikonfirmoi sot në Kiev angazhimin e SHBA-së për të ndihmuar ushtrinë ukrainase në luftë që prej tre vitesh kundër sepratistëve prorusë, pa vendosur mbi livrimin e mundshëm të armëve.

“Sekretari amerikan i Mbrojtjes u shpreh me një ton të ashpër kundër Rusisë, akuzuar se po kërkon të rihartojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë”, në një konferencë shtypi me presidentin ukrainas, Petro Porochenko duke paralajmëruar se sanksionet kundër Moskës do të vazhdojnë të mbahen deri në momentin që Rusia do të aplikojë Marrëveshjet për Paqe të Minskut për lindjen e Ukrainës.

Jim Mattis përsëriti në Kiev mbështetjen e Uashingtonit në Ukrainë përballë Rusisë pavarësisht kërkesës së Donald Trump gjatë fushatës për t’u afruar me Vladimir Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat