Trump, gati të emërojë ambasadorin në Korenë e Jugut

Amerika

Trump, gati të emërojë ambasadorin në Korenë e Jugut

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 22:20
Victor Cha

Presidenti Donald Trump pritet të emërojë së shpejti profesorin e Universitetit Georgetown, Victor Cha për postin e ambasadorit të Koresë së Jugut.

Profesori Cha, që është një ekspert shumë i kualifikuar i Koresë së Veriut do të plotësonte një post të rëndësishëm diplomatik deri tani të zbrazët, duke menaxhuar disa mosmarrëveshje mes Uashingtonit dhe Seulit dhe duke u marrë me provat bërthamore dhe me raketa gjithnjë e më provokuese të Koresë së Veriut.

Profesori Cha, që është koreano-amerikan, është drejtor i studimeve aziatike në Universitetin Georgetown dhe drejton studimet koreane në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Ai ishte nënkryetar i delegacionit të përhershëm amerikan në bisedimet gjashtëpalëshe gjatë administratës së ish-Presidentit George W. Bush dhe autor i disa librave analitikë për sigurinë në Gadishullin e Azisë, përfshirë “Shteti i pamundur: Koreja e Veriut, e kaluara dhe e ardhmja”, që është botuar në vitin 2012./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat