Teksas: Shpërthen zjarr i ri në fabrikën “Arkema”

Amerika

Teksas: Shpërthen zjarr i ri në fabrikën “Arkema”

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 16:32
Teksas

Në fabrikën e kimikaleve “Arkema”, e cila është vërshuar nga uji si pasojë e uraganit Harvey, në verilindje të Hjustonit, serish ka shpërthyer zjarr.

Në xhirimet e bëra nga ajri shihet se si del tym dhe zjarr.

Më herët kompania paralajmëroi se në fabrikë do të shpërthejë zjarr i ri.

Kumtesa erdhi pas disa shpërthimesh, të cilat ndodhën para dy ditësh në këtë fabrikë, të përcjella me tym toksik.

Në fabrikë, e cila ndodhet në qytetin Crosby, kanë jehuar dy shpërthime, ndërsa zyrtarët kanë urdhëruar evakuimin në distancë prej tri kilometrash nga fabrika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat