Trump autorizon Tokion dhe Seulin për blerjen e armëve të sofistikuara

Amerika

Trump autorizon Tokion dhe Seulin për blerjen e armëve të sofistikuara

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 22:31
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi në një mesazh në rrjetin social Twitter se autorizonte Japoninë dhe Korenë e Jugut për të blerë armë amerikane shumë të sofistikuara në kohën të tensioneve të rritura me Korenë e Veriut që kreu provën e gjashtë bërthamore.

“Presidenti Trump dha miratimin e tij në parim për blerjen nga Koreja e Jugut në SHBA të pajisjeve ushtarake dhe armëve me një vlerë prej disa miliardë dollarë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në vitet 2010 dhe 2016, Seuli bleu rreth pesë miliardë dollarë materiale ushtarake në SHBA.

Japonia është gjithashtu një prej klienteve më të mëdha të industrisë amerikane të armatimeve.

SHBA me aleatët e tyre evropianë dhe japonezë njoftuan dje negocimin e sanksioneve të reja të ashpra të OKB-së kundër Koresë së Veriut, por qëndrimi i Pekinit dhe Moskës, pajisur me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, mbetet i pasigurtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat