Presidenti meksikan: Tërmeti më i fuqishëm në 100 vjetët e fundit

Amerika

Presidenti meksikan: Tërmeti më i fuqishëm në 100 vjetët e fundit

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 12:53
Pamje nga tërmeti në Meksikë

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në tërmetin, i cili ka goditur sot bregun jugor të Meksikës dhe presidenti i këtij shteti Enrike Penja Nieto deklaroi se ky ishte tërmeti më i fuqishëm në këtë vend në 100 vjetët e fundit.

Instituti gjeologjik topografik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte i fuqisë 8.1 shkallë të Rihterit, por presidenti meksikan pohon se ai ishte 8,2 shkallë të Rihterit, gjë e cila e bën më të madhin në 100 vjetët e fundit në Meksikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat