SHBA, zyrtarët e emergjencës marrin masa për stuhinë

Amerika

SHBA, zyrtarët e emergjencës marrin masa për stuhinë

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 00:05
Amerika

Zyrtarët e emergjencave në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një nga sezonet me të rrezikshëm të stuhive të Atlantikut në histori. Ndërsa Uragani Irma lëviz drejt Floridës, korrespondenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo vizitoi Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave:

Jo një, por dy uraganë të Kategorisë 4 dhe 5 po i drejtohen Shteteve të Bashkuara.

Uragani Irma ka shkatërruar pjesë të mëdha të Karaibeve tashmë ...

... dhe tani po shkon drejt Floridës, ku banorët po përgatiten për atë që mund të jetë stuhia më e keqe në kujtesën e tyre.

“Kjo mund të jetë një stuhi rekord. Ka arritur të jetë një nga uraganët më të fuqishëm të Atlantikut të regjistruar ndonjëherë. Kjo do të thotë se erërat do të jenë tepër të fuqishme, do të ketë shumë shi, dhe si pasojë edhe përmbytje të mëdha”, thotë Kathleen Fox, zëvendës administratore në detyrë për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

Në Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, zyrtarët po punojnë përtej orëve të zakonshme të punës. Agjencia thotë se është gati të strehojë deri në 100,000 njerëz, shtëpitë e të cilëve mund të jenë pa energji elektrike për një kohë të gjatë.

“Kemi dhjetëra mijëra litra ujë, ushqime, shtretër portativë, kuti me pelena dhe ushqime për foshnje, sende të tilla të nevojshme” thotë zonja Fox.

Shumë prej tyre tashmë janë evakuuar.

Guvernatori i Floridas, Rick Scott tha se i gjithë shteti duhet të jetë i përgatitur të largohet.

“Gjërat mund të zëvendësohen, por jo jeta e familjes suaj” tha ai.

Uragani Irma vjen në një kohë kur zyrtarët vazhdojnë të merren me pasojat e uraganit Harvey që goditi pjesën juglindore të Teksasit muajin e kaluar.

Dhe një stuhi tjetër do të vijë pas Irmës. Uragani Jose u bë më i fuqishëm të premten dhe arriti Kategorinë 4./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat