Vie reagimi i marinës amerikane, pas lajmeve për konfrontim me një luftanije iraniane

Amerika

Vie reagimi i marinës amerikane, pas lajmeve për konfrontim me një luftanije iraniane

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 17:09
ilustrim

Një luftanije e ushtrisë iraniane e ka konfrontuar një luftanije amerikane në ujërat e Gjirit si dhe e ka paralajmëruar të rrijë larg një anijeje të dëmtuar peshkimi të Iranit, raportoi sot agjencia e lajmeve e Iranit, Tasnim, por marina amerikane e ka mohuar këtë lajm duke thënë se nuk ka pasur kontakt direkt me forcat iraniane.

Luftanija amerikane u kthye mbrapsht pas paralajmërimit nga luftanija iraniane, e cila i takon degës detare të ushtrisë iraniane, sipas Tasnim.

Më pas, luftanija iraniane e tërhoqi anijen e peshkimit, e cila kishte dërguar sinjale shqetësimi pasi ishte futur në ujëra, deri në breg.

Tasnim nuk ka treguar se kur ka ndodhur ky incident.

Ndërkohë, në një komunikatë, Komanda Qendrore e Forcave Detare të SHBA-së (NAVCENT) tha se anija patrulluese “USS Tempest”, që po operonte në Gjirin e Omanit më 6 shtator, e dëgjoi sinjalin e shqetësimit nga një anije e vogël e paidentifikuar rreth 75 milje detare larg pozitës së “USS Tempest”.

Në të njëjtën kohë, anija motorike “Nordic Voyager”, e cila ishte shumë më afër anijes së dëmtuar, ofroi ndihmë dhe pati kontakt vizual me të. “USS Tempest” i ofroi ndihmë anijes “Nordic Voyager”, e cila nuk pranoi ndihmë, ka thënë NAVCENT.

“Në asnjë moment nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejt mes forcave detare amerikane dhe atyre iraniane”, ka thënë zëdhënësi i NAVCENT Chloe Morgan.

Tensionet janë rritur në muajt e fundit mes ushtrisë iraniane dhe asaj amerikane në Gjiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat