“Irma”, rëndohet bilanci. 6 të vdekur nga një shtëpi të moshuarish - Bota Sot
“Irma”, rëndohet bilanci. 6 të vdekur nga një shtëpi të moshuarish

Amerika

E shtunë, 18 nëntor 2017

“Irma”, rëndohet bilanci. 6 të vdekur nga një shtëpi të moshuarish

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:55
Shtëpia e të moshuarve “Hollywood Hills”

Bilanci tragjik i uraganit “Irma”, në ditët më aktive të tij nga ishujt e Karaibeve e deri në Florida, shtohet edhe me 6 viktima të tjerë në shtetin amerikan, pavarësisht mosekzistencës së tij.

Të vdekurit e fundit vijnë për shkak të pasojave të lëna nga uragani, e konkretisht nga një shtëpi të moshuarish, që kishte mbetur prej ditësh pa energji elektrike.

Mediet amerikane flasin për rreth 120 rezidentë gjatë së mërkurës nga ambientet e azilit të pleqve, në të cilin mungonte ajri i kondicionuar, aq shumë i rëndësishëm për moshën e tretë.

Kryebashkiakja e kantonit Broward, Barbara Sharief tha se 4 persona u gjetën të vdekur në shtëpinë e të moshuarve “Hollywood Hills”, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë sapo mbërritën në spital.

Pasojat e uraganit “Irma” janë katastrofike. Plot 10 milionë njerëz vijojnë të jenë pa energji elektrike në Florida, Georgia dhe dy Karolinat, atë të veriut dhe të jugut. “Irma” goditi jugperëndimin e shtetit amerikan mëngjesin e së dielës, fillimisht si një stuhi e kategorisë së katërt, përpara se të dobësohej në stuhi tropikale ditën e hënë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test