Guterres shpreson në një mesazh konstruktiv nga presidenti Trump

Amerika

Guterres shpreson në një mesazh konstruktiv nga presidenti Trump

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 21:19
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehu shpresën se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të dërgojë mesazh konstruktiv gjatë fjalimit që do të mbajë javën e ardhshme në Selinë e Këshillit të Sigurimit, duke iu drejtuar liderëve botërorë.

"Të gjitha përpjekjet që kam bërë deri më tani, kanë qenë në drejtim të përpjekjes për të krijuar kushte që marrëdhëniet SHBA-OKB të jenë marrëdhënie konstruktive", tha sot Guterres në një konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat