E gjeti të zhveshur mbi vajzën, gruaja qëllon 5 herë me thikë të dashurin

Amerika

E gjeti të zhveshur mbi vajzën, gruaja qëllon 5 herë me thikë të dashurin

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 16:50
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohajo ku një grua ka qëlluar të dashurine e saj 5 herë me thikë pasi e gjeti të zhveshur mbi vajzën e saj vetëm 12 vjeçare. 

Mësohet se 31-vjeçari u godit pesë herë në gjoks dhe një herë në shpinë ndërkohë asnjëri prej tyre nuk janë arrestuar. 

Policia bën me dije se incidenti po hetohet si një rast përdhunimi. 

Policia shkoi në shtëpi rreth orës 2:30 të mëngjesit, pasi gruaja doli jashtë dhe bërtiti për ndihmë. 

Ajo i bëri thirrje policisë, duke thënë se "i dashuri i saj provoi të prekte vajzën e saj" sipas njoftimit.

31-vjeçari i tha policisë se e dashura e tij mund ta ketë sulmuar atë, sepse ajo mendonte se vajza e saj kishte ndjenja për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat