Dita më e përgjakshme e Luftës Civile Amerikane

Amerika

Dita më e përgjakshme e Luftës Civile Amerikane

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 07:39
Lufta Civile Amerikane

17 shtatori i vitit 1862 mbahet mend si dita më e përgjakshme e Luftës Civile Amerikane. Gjatë betejës në Antietam, të shtetit Maryland, mbi 23 mijë ushtarë u vranë, u plagosën, ose humbën pa gjurmë.

Beteja u shkaktoi humbje të rënda si ushtrive të Unionit edhe atyre të Konfederatës. Gjenerali George McClellan, i forcave të Unionit, kundërsulmoi trupat e Konfederatës, të udhëhequra nga gjenerali Robert Lee, duke i dhënë fund kështu përparimit të jugorëve në territorin e Veriut.

Pas betejës së Antitamit, ushtria e gjeneralit Lee priste një sulm tjetër nga ushtria e Unionit. Por gjenerali McClellan nuk ndërmori ndonjë sulm tjetër, kështu që ushtria e Konfederatës u tërhoq përsëri drejt jugut, në shtetin Virginia.

Presidenti Abraham Lincoln u zemërua aq shumë që forcat e gjeneralit Lee nuk u shpartalluan një herë e mirë, saqë e pushoi gjeneralin McClellan, për arsye se u tregua tepër i matur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat