Haley: OKB-së po i shterohen opsionet diplomatike për Korenë e Veriut

Amerika

Haley: OKB-së po i shterohen opsionet diplomatike për Korenë e Veriut

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 18:28
Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley

Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha të dielën se Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ka shteruar mundësitë sa i përket programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe se Shteteve të Bashkuara mund të iu duhet të merren me këtë çështje.

"Ne i kemi analizuar të gjitha gjërat që mund të bëjmë në Këshillin e Sigurimit në këtë pikë", tha Haley, duke shtuar se ishte e kënaqur që ia dorëzoi çështjen Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis.

“Nëse shterohen opsionet diplomatike në Korenë e Veriut, ushtria amerikane do të "kujdeset për këtë", tha Haley.

Haley paralajmëroi se lufta do të nënkuptonte shkatërrimin e Koresë së Veriut.

"Nëse Koreja e Veriut vazhdon me këtë sjellje të pamatur, nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbrojnë veten ose të mbrojnë aleatët e tyre në çdo mënyrë, Koreja e Veriut do të shkatërrohet," tha Haley. 

 "Të gjithë e dimë këtë, dhe askush prej nesh nuk e dëshiron këtë", shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat