Maduro: Rahoy arreston, ndërsa unë diktator

Amerika

Maduro: Rahoy arreston, ndërsa unë diktator

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 11:23
Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka kritikuar liderët botëror për thirrjen e tij si diktator, derisa kryeministri i Spanjës Mariano Rahoy siq tha ai “e dërgon Policinë për të arrestuar 700 kryebashkiakët e Katalonisë”.

"Disa njerëz në botë më konsiderojnë si Stalinin e Karaibeve, dhe unë dukem sikur ai: Shikoni profilin tim. Ndonjëherë shikoj në pasqyrë dhe duket sikur po shikoj Stalinin," tha Maduro në shfaqjen "E diel me Maduro", raporton Tass.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat