Trump: Burokracia po e pengon OKB-në

Amerika

Trump: Burokracia po e pengon OKB-në

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 18:26
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump dënoi sot burokracinë që po pengon OKB-në, në ditën e parë të fjalimeve, debateve dhe takimeve dypalëshe të 193 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

“Gjatë viteve të fundit, Kombet e Bashkuara nuk kanë realizuar planin e tyre potencial për shkak të burokracisë dhe menaxhimit të gabuar”, deklaroi Trump gjatë miratimit të një deklarate politike me 10 pika që e nxit organizatën të reformohet.

“OKB-ja duhet të përqendrohet më shumë tek njerëzit dhe më pak te burokracia”, nënvizoi ai.

Organizuar nga SHBA-ja, miratimi i kësaj deklarate ka marrë mbështetjen e 126 vendeve, të përfaqësuar në nivele të ndryshme presidentësh, ministrash dhe funksionarësh të lartë, të cilët dëgjuan fjalimin e shkurtër të presidentit amerikan.

Duke marrë fjalën, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley u kërkoi 67 vendeve që nuk e nënshkruan deklaratën ta bënin këtë, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, premtoi se organizata do të bënte më shumë për popujt dhe më pak për procedurat.

“Përtej numrit të pjesëmarrësve, iniciativa amerikane për të nxitur OKB-në të reformohet, është vlerësuar në mënyra të ndryshme”, sipas diplomatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat