Një grua kryeprokurore në vendin më të korruptuar

Amerika

Një grua kryeprokurore në vendin më të korruptuar

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 23:43
Raquel Dodge

Raquel Dodge u bë sot gruaja e parë që drejton Prokurorinë Federale të Brazilit, me misionin për të mbikëqyrur një “ortek” hetimesh antikorrupsion duke përfshirë këtu dhe ato kundër presidentit, Michel Temer.

“Dua të sigurohem se askush nuk do jetë mbi ligjin, apo nën të”, premtoi Dodge, 56 vjeçe, gjatë ceremonisë së betimit në selinë e Prokurorisë Federale të Brazilias.

Disa analistë mendojnë se emërimi në këtë post kyç i kësaj gruaje nga presidenti aktual, mund të ndikojë në uljen e ritmit të përshpejtuar të hetimeve kundër përfaqësuesve të sferave më të larta të shtetit.

Dodge konfirmoi se do ta kthente luftën kundër korrupsionit një prej prioriteve të saj, por nuk përmendi operacionin “Lavazh ekspres”, një hetim tentakular që ka mundësuar tashmë kapjen e dhjetëra zyrtarëve politikë.

“Jam e vetëdijshme për punën e madhe që kemi dhe pritshmëritë për ta parë të përmbushur me ekuilibër, vendosmëri dhe kurajo”, nënvizoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat