SHBA, Senati gati për miratimin e buxhetit të mbrojtjes

Amerika

SHBA, Senati gati për miratimin e buxhetit të mbrojtjes

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 00:54
Kapitol

Senati amerikan pritet të miratojë sot një projektligj për politikën e mbrojtjes, që parashikon 700 miliard dollarë për buxhetin e Pentagonit dhe forcon mbrojtjen kundër raketave, në përgjigje të provave me raketë të Koresë së Veriut.

Projektligji pritet të miratohet me një shumicë të konsiderueshme, me mbështetje nga të dyja partitë në klimën e përpjekjeve të presidentit Donald Trump për bashkëpunim me demokratët e Kongresit. Projektligji e ndihmon presidentin të mbajë premtimin e fushatës për një shtim të shpenzimeve ushtarake prej dhjetëra miliarda dollarësh.

Projekt-ligji i Senatit siguron 640 miliard dollarë shpenzime për operacionet bazë të Pentagonit, si blerja e armëve dhe pagesat për trupat si dhe 60 miliard dollarë të tjera për misionet e luftës në Afganistan, Irak dhe Siri.

Me programin bërthamor të Koresë së Veriut, që shihet si një kërcënim i qartë për SHBA dhe aleatët e tyre, projektligji parashikon 8.5 miliard dollarë për të forcuar sistemet amerikane të raketave dhe të mbrojtjes./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat