Trump: Venezuelasit po vdesin urie

Amerika

Trump: Venezuelasit po vdesin urie

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 21:49
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u shpreh se Venezuela është drejt shkatërrimit, duke lënë të nënkuptohet se SHBA-të mund të ndërmarrin masa të reja për të rivendosur demokracinë.

“Venezuelasit po vdesin urie. Vendi i tyre është duke u rrënuar”, deklaroi ai gjatë një takimi me disa liderë të vendeve latino-amerikane në vazhdën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro po sfidon popullin e tij”, u shpreh Donald Trump.

Uashingtoni ka miratuar tashmë sanksione ndaj Venezuelës dhe presidenti amerikan paralajmëroi në fillim të gushtit se SHBA po studionin disa mundësi, përfshirë atë ushtarake, për t’i dhënë fund krizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat