Të paktën 20 fëmijë dhe një numër të rriturish u vranë nga rrëzimi i shkollës fillore Enrique Rebsamen në Meksikë, shkruan BBC.
Numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 226.
Më parë gjatë këtij muaji, një tërmet me magnitudë 8,1 shkallë të Rihterit la të paktën 90 të vdekur.
Epiqendra e tërmetit ishte pranë Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Meksika, me një thellësi prej 51 km.