Trump merr vendimin për Iranin

Amerika

Trump merr vendimin për Iranin

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 21:10
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se e ka marrë vendimin rreth përfshirjes amerikane në marrëveshjen ndërkombëtare mbi programin bërthamor iranian , por pa dhënë asnjë hollësi mbi këtë vendim.

“Kam vendosur”, përsëriti tri herë Trump kur u pyet nga gazetarët për vendimin, por kur u pyet për hollësitë si tha”do t’ua them më vonë se çfarë vendimi është”.

Kohë më parë, Trump ka thënë se këtë vendim do ta bëjë publik muajin e ardhshëm.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson deklaroi SHBA-ja nuk do t’i qëndronte marrëveshjes për programin bërthamor Iranian, nëse janë futur ndryshime, sepse teksti duhet të rishikohet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat