Amerika ndihmon me 32 milionë refugjatët e Myanmar

Amerika

Amerika ndihmon me 32 milionë refugjatët e Myanmar

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 13:38
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kontribuojnë me rreth 32 milionë dollarë ndihma humanitare për refugjatët myslimanë Rohingya të Myanmarit, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit të mërkurën, në përgjigjen e parë të madhe të presidentit amerikan Donald Trump ndaj eksodit masiv nga ky vend.

Këto mjete financiare që dedikohen për ushqim, kujdes mjekësor, ujë, dhe strehim vijnë pasiqë SHBA iu bashkua korit në rritje të dënimit ndërkombëtar të gjendjes së  vështirë të këtij komuniteti, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Në më pak se një muaj, rreth 421,000 të komuntetit Rohingya ikën në Bangladesh, një nga vendet më të varfëra në botë, pasi Kombet e Bashkuara dhe të tjerët ngritën akuza për spastrim etnik.

Muajin e kaluar, rebelët Rohingya sulmuan forcat e sigurisë në Myanmar, duke çuar kështu në një goditje ushtarake në të cilën fshatrat e banuara nga komuniteti Rohingya u dogjën dhe qindra persona u vranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat