273 të vdekur nga tërmeti në Meksikë

Amerika

273 të vdekur nga tërmeti në Meksikë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 19:42
Meksikë

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm i Meksikës është rritur në 273 persona.

Kështu kanë thënë zyrtarët ndërsa ekipi i shpëtimtarëve akoma është duke “luftuar” kundër kohës për të arritur tek të mbijetuarit e bllokuar.

Presidenti i Meksikës, Enrique Peña Nieto tha se shpëtimi dhe ofrimi i ndihmës ndaj atyre që u plagosën nga tërmeti me shkallë 7.1 të Rihterit gjatë ditës së martë do të mbetet “prioriteti më i rëndësishëm”.

Tërmeti rrëzoi dhjetëra ndërtesa dhe la miliona njerëz pa energji elektrike.

Ekipi i shpëtimtarëve besojnë se mund të ketë ende njerëz të bllokuar në 10 ndërtesa vetëm në Mexico City.

Shifra e re e vdekjeve u bë e ditur nga shefi i Shërbimeve Emergjente të Meksikës dhe zyra e presidentit.

Ndërsa operacionet e shpëtimit vazhduan edhe gjatë ditës së tretë, vëmendja u përqendrua në shkollën “Enrique Rébsamen” në kryeqytet, ku trupi i një mësueseje u gjet gjatë natës.

Më shumë se 500 ushtarë dhe marinsë së bashku me 200 oficerë policie dhe vullnetarë janë duke ndihmuar në këtë vend.

Meksika nuk është e panjohur për tërmetet dhe më parë këtë muaj një dridhje me magnitudë 8.1 ka lënë të paktën 90 të vdekur.

Shpërthimi i së martës goditi menjëherë pasi shumë njerëz kishin marrë pjesë në një stërvitje tërmeti në 32 vjetorin e tërmetit vdekjeprurës të vitit 1985.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat