Tërmet i ri në Meksikë

Amerika

Tërmet i ri në Meksikë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:42
Meksikë pas tërmetit

Një tërmet i fuqisë 5,9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në perëndim të bregut të Meksikës, njoftoi Qendra e Paqësorit për paralajmërime të cunamit në Havai.

Epiqendra e tërmetit ishte 99 kilometra në jug dhe jugperëndim të qytetit Tonale, në shtetin federal meksikan Chiapas.

Nuk është bërë e ditur për viktima eventuale dhe dëme materiale.

Tërmeti i sotëm vjen pak ditë pasi që Meksika u godit nga një tërmet i fuqishëm që la mbi 200 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat