SHBA-ja imponon urdhërndalime të reja për hyrjen nga shtatë vende

Amerika

SHBA-ja imponon urdhërndalime të reja për hyrjen nga shtatë vende

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 17:06
Presidenti amerikan Donald Trump

Një urdhër i ri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të imponojë ndalime të pjesshme të hyrjes nga shtatë vende, bazuar në rreziqet e sigurisë ku qeveritë nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e SHBA-së për shkëmbimin e informacionit.

Vendimi që hyn në fuqi më 18 tetor, do të imponohet për Çadin, Iranin, Libinë, Korenë e Veriut, Sirinë, Venezuelën dhe Jemenin.

Somalia nuk është përfshirë në listë, por kufizime të ngjashme janë vendosur në vizat e migrantëve.

“Vendet e prekura janë quajtur si vende me rrezik të lartë,  që nuk i kanë përmbushur kërkesat e SHBA-së për identifikimin e besueshëm të individëve dhe shkëmbimin e informacionit rreth personave që mund të ishin të rrezikshëm për sigurinë,” njoftuan zyrtarët e lartë të administratës.

Urdhri pezullon vizat e emigrantëve dhe jo emigrantëve që vijnë nga Çadi, Libia, Siria, Koreja e Veriut dhe Jemeni.

Gjithashtu, vendimi pezullon të gjitha vizat për Iranin, me përjashtim të vizave të vlefshme studentore dhe të shkëmbimit të vizitorëve.

Urdhri ndalon hyrjen e disa zyrtarëve të qeverisë venezueliane dhe anëtarët e tyre të afërt të familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat