Trump: Opsioni ushtarak për Korenë e Veriut do të ishte shkatërrimtar

Amerika

Trump: Opsioni ushtarak për Korenë e Veriut do të ishte shkatërrimtar

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 09:43
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump paralajmëroi Korenë e Veriut të martën se çdo opsion ushtarak i SHBA-ve do të ishte "shkatërrues" për Phenianin, por tha se përdorimi i forcës nuk është opsioni i parë i Uashingtonit për t'u marrë me programin e armëve balistike dhe bërthamore të vendit.

"Jemi plotësisht të përgatitur për opsionin e dytë, por s’është një opsion i preferuar", tha Trump në një konferencë për media të Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar forcës ushtarake.

"Por nëse vendosim për këtë mundësi, do të jetë shkatërruese, mund t'ju them se do të jetë  shkatërruese për Korenë e Veriut. Ky quhet opsion ushtarak. Nëse na duhet ta ndërmarrim këtë hap, atëherë ne do ta bëjmë këtë”, tha Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat