SHBA-ja nuk pranon referendumin kurd

Amerika

SHBA-ja nuk pranon referendumin kurd

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 09:52
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Shtetet e Bashkuara nuk i njohin rezultatet e referendumit për pavarësi, të mbajtura në rajonin autonom të Irakut, Kurdistan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se rezultatet e referendumit kanë “ mungesë legjitimiteti” dhe ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për “ Irakun e bashkuar, federal, demokratik dhe të begatë”.

Tillerson po ashtu u ka bërë thirrje “ të gjitha partive, përfshi fqinjëve të Irakut, për të hedhur poshtë veprimet e njëanshme dhe përdorimin e dhunës”.

Kurdët e Irakut votuan më shumicë në favor të pavarësisë në referendum.

Bagdadi i është përgjigjur këtij veprimi duke ndaluar lidhjet direkte ajërore të rajonit me botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat