Lëndohen 4 persona, dyshohet për sulme terroriste në Kanada

Amerika

Lëndohen 4 persona, dyshohet për sulme terroriste në Kanada

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 13:55
Ilustrim

Policia kanadeze ka konfirmuar se është duke hetuar akte të mundshme terroriste pas incidenteve të shumëfishta në Edmonton, Alberta, të shtunën në mbrëmje.

Sipas policisë, një zyrtar policor që po e kontrollonte trafikun në një ndeshje futbolli ë Ligës së Futbollit të Kanadasë, është goditur nga një automjet i shpejtë dhe më pas u sulmuar dhunshëm me thikë.

Një burrë me furgon me pas i goditi edhe katër këmbësorë dhe u arrestuar dy orë më vonë pas ndjekjes nga policia.

Policia ka theksuar se një flamur i Shtetit Islamik (ISIS) është gjetur në njërën prej automjeteve, shkruan BBC.

Oficeri i policisë është therur disa herë me thikë nga i dyshuari që më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Oficeri është dërguar në spital për t’i trajtuar plagët që thuhet se nuk ia rrezikojnë jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat