Arrin në 59 numri i viktimave në Las Vegas, 527 të plagosur

Amerika

Arrin në 59 numri i viktimave në Las Vegas, 527 të plagosur

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 08:54
Las Vegas

(E plotësuar) - Vëllai i tij e përshkruan si njeri të qetë, të shoqërueshëm, që nuk i kishte me qejf armët dhe që nuk kishte shfaqur shenja çrregullimi mendor, apo depresioni në të shkuarën

Eric Paddock, vëllai i autorit të masakrës së Las Vegasit, ku deri më tani autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 58 personave foli në një intervistë të shkurtër për agjencinë mediat amerikane. 

“Akoma nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur! U shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. Ne nuk kishim vënë re asnjë ndryshim tek Stephen kohët e fundit. Ai ishte i qetë dhe armët nuk i ka patur kurrë përzemër”, thot Eric.

Megjithatë, familja Paddock ka patur probleme me ligjin edhe në të shkuarën. Babai i Stephen, Benjamin Hoskins Padock qëndroi për tetë vite në arrati në listën e më të kërkuarve të FBI-së pasi arratisjes nga burgu, ku ishte dënuar për një seri grabitjesh të bankave dhe më pas ishte diagnostikuar si i sëmurë mendor.

Ndërkohë, autoritetet amerikane konfirmuan se Stephen kishte lëvizur shuma të konsiderueshme parash në llogaritë që kishte në disa sallone lojërash fati në Las Vegas dhe thonë se po punohet për të gjetur nëse bëhej fjalë për para të fituara nga bixhozi, apo borxhe për të shlyer.

***

FBI ka pohuar se sulmuesi, i cili në Las Vegas ka vrarë 59 vetë dhe plagosi mbi 500 të tjerë, nuk është i lidhur me organizatën terroriste Shteti Islamik, tha sot agjenti Aron Rose.

Deklarata e tij është bërë në një konferencë për media, pasi që ISIS mori përgjegjësinë për sulmin, por nuk ofroi fakte për pohimet e bëra.

Numri i viktimave të sulmit terrorist në Las Vegas, ka rritur në 58 dhe 515 persona kanë mbetur të plagosur, deklaroi për media sherifi i Las Vegasit, Joe Lombardoduke.

Sulmuesi, i cili besohet të jetë vrarë, qëlloi qytetarët që ishin mbledhur në një koncert të hapur në “Rut 91”. Sulmuesi ka qëlluar turmën me armë zjarri nga kati i 32-të i hotelit.

Vëllai i Stephen Paddock, sulmuesit të armatosur që vrau me armë zjarri më shumë se 50 persona dhe plagosi të paktën 400 të tjerë, ka thënë se familja e tij është tronditur nga lajmi.

“Nuk ia kemi as idenë. Jemi të tmerruar. Jemi të hutuar dhe iu shprehim ngushëllime familjeve të viktimave”, ka thënë Eric Paddock, vëllai i Stephen, në një bisedë të shkurtër telefonike me Reuters.

“Nuk e kemi as idenë më të vogël pse”, ka thënë ai me një zë drithërues.

Sulmi i brendshëm është më i rëndë me armë zjarri në histori të SHBA-së.

Stephen Paddock vrau veten pak para se policia të futej në dhomën ku ndodhej ai.

Ndërkohë, ISIS sapo ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se Paddock ishte ushtari i Shtetit Islam i konvertuar në islam pak ditë para sulmit.

Megjithatë, policia amerikane ka thënë gjatë ditës së sulmuesi nuk kishte lidhje me grupe terroriste dhe as histori krimi. Po ashtu, sipas policisë amerikane, as motivet e sulmit të tij nuk dihen.

Sulm në Las Vegas: 50 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, ISIS merr përgjegjësinë

Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me të shtëna që la të vdekur të paktën 50 persona dhe mbi 400 të tjerë të plagosur në Las Vegas.

Në një komunikatë të publikuar në agjencinë propaganduese të grupit “Amaq”, ISIS pohoi se sulmuesi ishte ushtar i Shtetit Islamik, raporton Independent.

Ndërkohë, policia amerikane ka thënë sot se nuk dihen motivet e sulmuesit, të identifikuar si Stephen Paddock, 64-vjeçar, nga Mesquite, Nevada.

Paddock vrau veten para se policia të mbërrinte në hotelin ku po qëndronte ai.

Ai nuk ka pasur lidhje me ndonjë grup terrorist, sipas policisë amerikane.

Policia në Mesquite, ku shtëpia e Paddock është duke u bastisur, thotë se ai nuk ka pasur histori krimi.

“Nuk dimë shumë për Paddock. Ai jetonte në qytetin tonë. Ne si zyrtarë ligjorë nuk kemi pasur kontakt me të në të kaluarën”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Mesquite, Quinn Averett.

Në këtë departament nuk ka asnjë raport rreth Paddock, asnjë arrestim e madje asnjë rekord për ndalje në trafik. 

***

Policia e Las Vegasit thotë se dhjetë pushkë u gjetën në dhomën e hotelit Mandalay Bay, ku u gjet i armatosuri, shkruan BBc.

Stephen Paddock është i dyshuari i vetëm i sulmit ku mbetën të vrarë të paktën 50 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Policia beson se ai kishte qenë në hotel që nga data 28 shtator.

Ky është vrasësi i Las Vegasit – policia thotë se bëri vetëvrasje pas sulmit

Stephen Paddock, 64-vjeçar është vrasësi i më shumë se 50 personave nga sulmi i tij i sotëm me kohë europiane që ndodhi në Las Vegas.

Sipas policisë 64 vjeçari kishte vrarë veten pas sulmit makabër që bëri duke qëlluar me armë zjarri të llojit automatik përgjat një koncerti në një nga hapësirat e një resorti të njohur për lasvegasit.

Image

***

Sherifi Joe Lombardo ka thënë se numri i të vdekurve nga të shtënat në Las Vegas ka arritur në 50.

Si raporton BBC, rreth 200 të tjerë janë plagosur dhe po trajtohen.

Pritet që ky numër të shënoj akoma rritje.

* * * 

Policia e Las Vegas thotë se ka arrestuar një të dyshuar pas sulmeve në festivalin e muzikës që la të vdekur dy persona dhe dhjetëra të plagosur.

Zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Universitare Danita Cohen tha se 26 persona janë pranuar në spital dhe janë duke u trajtuar nga plagët e marra, raporton AP.

Autoritetet mbyllën një pjesë të qytetit si dhe ndërpren disa fluturime të destinuara për Aeroportin Ndërkombëtar të McCarranit për shkak të incidentit që ndodhi në një manifestim muzikor.

***

Në një kazino dhe kompleks hotelesh në Las Vegas të paktën një i armatosur ka hapur zjarr, në një kohë kur zhvillohej një festival muzikor. Njoftohet për 20 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Në panik njerëzit janë përpjekur të shkojnë në vende të sigurta.

Policia e shtetit federal Nevada ndodhet me trupa të përforcuara në vendin e ngjarjes. Këtë e konfirmojnë dëshmitarët okularë, sipas të cilëve një i armatosur ka hapur zjarr nga kazinoja Mandalay Bay dhe kompleksi i hoteleve. Ndërkohë personi është "bllokuar". Një i dyshimtë është shtrirë përdhe, tha zëdhënësi i policisë Steve Gomez në konferencë shtypi, pa e shpjeguar këtë më tej. Forcat e rendit ndërkohë mendojnë, se ngjarja ka të bëjë vetëm me një doras, sikurse njoftojnë ato në paltformën Twitter.

Image

Përpara kompleksit të ndërtesave ishin mbledhur rreth 30.000 viziotë për të ndjekur festivalin muzikor "Route 91 Harvest", kur papritur pasuan plumbat nga shtënat. Këngëtari i muzikës country Jason Aldean ndërpreu menjëherë shfaqjen e tij. Dëshmitarët okularë thonë, se kanë dëgjuar qindra të shtëna. Shumë njerëz ishin shtrirë përdhe të gjakosur.

Gjendja është ende e paqartë. Policia i bëri thirrje popullsisë që ta evitojë këtë zonë. Spitali i Las Vegasit deri tani bën fjalë për 20 të vdekur dhe të paktën 100 të plagosur.

Kazinoja është evakuuar. Ruga e njohur Strip, rruga kryesore, ku ndodhen shumë kazino të mëdha është rrethuar. Aeroporti i qytetit më të madh të Nevadës e ka nderprerë aktivitetin. Policia u bëri thirrje njerëzve përmes  Twitter-it që të mos vendosin livestream nga aksioni i policisë në internet. Kjo mund t'i rrezikojë forcat e policisë.

Image

Të shtëna në Las Vegas, dyshohet për viktima

Policia e Las Vegasit është vënë në alarm nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara në afërsi të hotelit Mandalay Bay.

Të paktën një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr gjatë një festivali të muzikes country që po mbahet në Las Vegas.

Video të publikuara në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin nga skena, ndërsa dëgjohen breshëri automatiku.

Videoja nga skena tregon një prani të policisë të armatosur rëndë.

Të shtënat me armë u regjistruan rreth orës 22:30 sipas orës lokale dhe ka njoftime për viktima. Policia ka këshilluar njerëzit që të shmangin zonën.

Një zëdhënës i spitalit tha për mediat amerikane se të paktën 20 persona po trajtoheshin për plagë me armë zjarri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat