Sulmi – Mbreti i Instagramit i shpëton masakrës por sheh vdekjen me sy në Las Vegas

Amerika

Sulmi – Mbreti i Instagramit i shpëton masakrës por sheh vdekjen me sy në Las Vegas

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 10:07
Dan Bilzerian, sulmi

Lojtari i pokerit dhe i vetëshpalluri Mbret i Instagramit, Dan Bilzerian, është bërë dëshmitar i vrasjes së një gruaje gjatë sulmit me armë në koncertin muzikor në Las Vegas.

38-vjeçari ndau një video me Snapchat ndërsa po ikte nga skena e tmerrshme, ndërsa në sfond dëgjohen breshëri të shtënash me armë.
Teksa ai vrapon drejt një vendi të sigurt, shprehet: Kjo vajzë sapo u qëllua në kokën e saj!

Një person i armatosur hapi zjarr në afërsi të Hotel Mandolay në Las Vegas gjatë një koncerti.

Nuk është e qartë se sa njerëz janë vrarë, por raportet e hershme tregojnë ‘disa trupa’ të shtrirë në tokë rreth skenës.

Në video, Bilzerian vazhdon: “Çmenduri, të shtëna në masë me armë të një kalibri të rëndë.Pashë që një vajzë u qëllua në fytyrë pranë meje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat