Sulmi në Las Vegas, Policia në kërkim të motivit

Amerika

Sulmi në Las Vegas, Policia në kërkim të motivit

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 07:37
Ilustrim

Policia po punon për të gjetur motivin pas një sulmi masiv i cili la të paktën 59 të vdekur dhe 527 të plagosur në një koncert në Las Vegas.

Sulmuesi Stephen Paddock, 64 vjeç, hapi zjarr nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay drejt një festivali muzikor të dielën në mbrëmje.

Policia gjeti 23 armë në dhomën e tij të hotelit, si dhe 19 armë të tjera zjarri dhe eksplozivë në shtëpinë e tij në Nevada.

Por ende nuk është bërë i ditur motivi për sulmin, transmeton KosovaPress.

Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, pavarësisht nga një pretendim nga i ashtuquajturi Shtet Islamik. Disa hetues kanë thënë se ka të bëjë me  çështje psikologjike të sulmuesit, por kjo gjë ende nuk është konfirmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat