SHBA dëbon 15 diplomatë kubanë

Amerika

SHBA dëbon 15 diplomatë kubanë

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 21:24
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot kanë vendosur të dëbojnë 15 diplomatë kubanë, në shenjë proteste ndaj Kubës, e cila nuk ka mbrojtur personelin amerikan të ambasadës në Havana, me çka raportet diplomatike të të dyja vendeve kanë rënë në nivelin më të ulët që nuk është parë me vite.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha sot se vendimi për dëbimin e diplomatëve kubanë është marrë për shkak se Kuba nuk ka ndërmarrë hapa adekuatë për mbrojtjen e diplomatëve amerikanë.

Ai me këtë ka menduar në sulmet e pashpjegueshme akustike në Havanë, për shkak të të cilave probleme shëndetësore kishin të paktën 22 persona të punësuar në Ambasadën e SHBA-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, dhe për shkak të të cilave janë detyruar që të kthehen në SHBA për shërim.

Hetuesit deri tash nuk kanë gjetur kurrfarë pajisjesh, apo fajtorë për sulmet akustike ndaj personelit amerikan në Havana.

Ndryshe, diplomatët e dëbuar kubanë kanë një javë afat që të braktisin SHBA-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat