E dashura e sulmuesit të Las Vegasit arrin në SHBA

Amerika

E dashura e sulmuesit të Las Vegasit arrin në SHBA

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:17
Stephen Paddock dhe Marilou Danley

E dashura e sulmuesit në Las Vegas Stephen Paddock, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ku edhe është kërkuar për t'u marrë në pyetje.

Marilou Danley, e cila ishte në Filipine, u takua me agjentë federalë pas aterrimit në Los Anxhelos mbrëmjen e së martës,  raportojnë mediat amerikane.

Raportet thanë se Paddock transferoi 100.000 dollarë amerikanë në Filipine përpara se ta kryente sulmin të dielën.

Ai vrau 58 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në Las Vegas.

Paddock nuk kishte të dhëna kriminale dhe nuk ishte i njohur për policinë, të cilët ende nuk arritur të zbardhin motivet e këtij sulmi, i cili po cilësoht si më i rëndi në historinë moderne amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat