Tillerson riafirmon përkushtimin ndaj administratës së Trump-it

Amerika

Tillerson riafirmon përkushtimin ndaj administratës së Trump-it

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 20:31
Sekretari amrikan i shtetit, Rex Tillerson.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, e ka riafirmuar përkushtimin e tij ndaj administratës së presidentit Donald Trump, pas disa raportimeve në se ai i ishte referuar presidentit si “idiot”.

Në një njoftim të pazakontë në Departamentin e shtetit, Tillerson ka thënë se ai kurrë nuk e ka konsideruar mundësinë e dorëheqjes nga administrata e Trump-it.

“Përkushtimi im ndaj agjendës së Trump-it është po aq i vendosur sa ishte në ditën kur unë fillova këtë punë”, tha Tillerson.

Ka pasur shpifje në Uashington se Tillerson, ish- drejtori i gjigandit të naftës, Exxon Mobil, ishte i zemëruar me administratën e Trump-it, në disa politika vendore dhe ndërkombëtare.

Tillerson nuk e ka hedhur poshtë raportimin e televizionit NBC, por ai tha se “janë të pakuptimta” këto komente të cilat janë të zakonshme në Uashington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat