Imazhi që tregon se çfarë masakre e përgjakshme u krye në Las Vegas (+18)

Amerika

Imazhi që tregon se çfarë masakre e përgjakshme u krye në Las Vegas (+18)

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 16:46
Las Vegas

Stephen Paddock është njeriu që shtiu në drejtim të mijëra civilëve që ishin mbledhur në festivalin e muzikës country në Las Vegas, ku si pasojë humbën jetën 59 persona dhe qindra tjerë u plagosën.

Konsiderohet si vrasja masive më e tmerrshmja në historinë e Shteteve të Bashkuara, por edhe pse janë shfaqur imazhe dhe video të ndryshme të tmerrit të asaj nate, një fotografi e publikuar së fundmi në internet dallon shumë nga tjerat.

Njëri nga dëshmitarët e kësaj masakre ka arritur të shkrep një fotografi rrëqethëse para se të arrinin autoambulancat, ku shihen dhjetëra trupat të larë në gjak duke qëndruar të shtrirë në zonën e gjelbëruar ku edhe po mbahej festivali.

Edhe pse fotografia është edituar për shkak të përmbajtjes së rëndë, prapë se prapë mund të shihen qartë trupat e pajetë të shpërndarë nëpër tokë, derisa në pjesën tjetër qindra civilë qëndronin të shokuar edhe pse i kishin shpëtuar plumbave të Paddockut.

Image

Ky vrasës gjakftohtë kishte shtënë nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay, kurse në dhomën e tij policia kishte gjetur dhjetëra pushkë automatike dhe snajper.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat