Las Vegas, studentët presin ndryshime pas vrasjeve masive

Amerika

Las Vegas, studentët presin ndryshime pas vrasjeve masive

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 17:33
Las Vegas

Disa ditë pas sulmit në Las Vegas, studentët në këtë qytet po përpiqen t’i kthehen normalitetit. Universiteti i Nevadës në Las Vegas ndodhet disa minuta larg kazinove. Studentët ende po përpiqen ta kuptojnë atë që ka ndodhur dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmen për të shmangur dhunën. Ata presin disa ndryshime për ta bërë qytetin e tyre më të sigurt për turistët dhe banorët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee njofton nga Las Vegasi.

Në kampusin e univeristetit duket gjithçka normale, deri sa të arrini në këtë shesh para ndërtesësë së unionit të studentëve.

"Ka më pak energji për shkak të asaj që ka ndodhur dhe njerëzit ende po analizojnë arsyet e sulmit", thotë studentja Angela Borro.

Ky memorial reflekton se si bota e këtyre studentëve u ndryshua brenda një nate.

"Ne pyesim tani nëse jemi të sigurt në shkollë", thotë studenti Rodrigo Martinez.

"Unë kam shmangur tërësisht bulevardin pranë kazinove që nga koha kur ndodhi sulmi", thotë studenti Daniel Shin.

Këto pamje të filmuara nga kamera në trupin e një polici tregojnë kaosin dhe tmerrin që u shkaktua nga sulmi.

"Gjithë kjo dhunë e pakuptimtë që po ndodh ka një ndikim negativ mbi njerëzit, por populli amerikan është i fortë dhe ky është vetëm një provë për ta", thotë studentja Angela Borro.

Shumë banorë të kampusit, studentë të huaj ose banorë vendas të Las Vegasit, thonë se dhuna mund të ishte shmangur.

"Në Amerikë, blerja e armëve është shumë e lehtë dhe për këtë arsye numri i viktimave nga sulmet me armë mund të rritet shpejt brenda disa orëve", thotë studenti Chozen Takei.

"Unë mendoj se qeveria duhet të ndryshojë disa nga ligjet e kontrollit të armëve, sepse unë nuk mendoj se individët duhet të kenë të drejtë të blejnë armë luftarake si pushkët automatike ose shotganët. Këto armë janë prodhuar për luftëra. Nuk është diçka që individët duhet të kenë në shtëpinë e tyre. Nuk keni nevojë për një AK-47 për të mbrojtur veten. E gjitha që ju duhet është një pistoletë", thotë studenti Richard Li.

Michael Degen ka një armë.

"Duhet të ketë kontrolle të historisë dhe duhet të sigurohemi që njerëzit të jenë kompetent për armëmbajtje. Unë mendoj se hotelet dhe kazinotë duhet të bëjnë ndryshime tani në mënyrën se si i kontrollojnë bagazhet", thotë Michael Degen, kontraktor në Universitetin e Nevadës.

Rodrigo Martinez punon për një shërbim të shpërndarjes së ushqimit dhe dërgon ushqime në kazino. Tani ai ka ndryshuar qasjen ndaj këtyre mjediseve.

"Tani jam shumë i kujdesshëm në kazino dhe në bulevard, nuk dua të shpenzojë shumë kohë atje."

"Las Vegasi është një nga qytetet më të mëdha turistike dhe ky incident do të ndryshojë pikëpamjen e disa njerëzve ndaj qytetit", thotë studenti Richard Li.

Por ajo që i bënë përshtypje të veçantë atyre është bujaria e banorëve të qytetit kur ai godit nga tragjedia.

"Kjo ngjarje bashkoi njerëzit, të gjithë qytetarët, madje njerëzit filluan të dhuronin gjak, para, ujë", thotë Richard Li, student në Universitetin e Nevadës.

Në mes të kësaj tragjedie, këta studentë thonë se ata kanë një vlerësim më të thellë për qytetin ku ata studiojnë dhe punojnë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat