Meksikë – Rrëzohet një helikopteri ushtarak, humbin jetën 7 ushtarë

Amerika

Meksikë – Rrëzohet një helikopteri ushtarak, humbin jetën 7 ushtarë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 08:45
Ilustrim

Shtatë ushtarë meksikanë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri “Bell 412” gjatë një fluturimi trajnues, pranë Salto Pueblo Nuevo, në shtetin verilindor të Durangos, njoftoi sekretariati i Shtetit për Mbrojtjen në një komunikatë.

“Një ushtar i ka mbijetuar dramës, por ai vuan nga shumë trauma dhe gjendja e tij konsiderohet kritike”, thekson komunikata.

Durango dhe shtetet fqinje të Sinaloas e Chihuahuas formojnë atë që quhet “trekëndëshi i artë”, rajon meksikan i kontrolluar nga kartelet e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat