Venezuela arreston 2 gazetarë italianë që po bënin një reportazh në burgjet e vendit

Amerika

Venezuela arreston 2 gazetarë italianë që po bënin një reportazh në burgjet e vendit

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 08:49
Venezuelë

Tre gazetarë, përfshirë dy italianë dhe një shtetas nga Venezuela u arrestuan ndërsa po përgatisnin një reportazh në një burg në Venezuelë, denoncuan sot orgazita e gazetarëve dhe ajo e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Roberto Di Matteo et Filippo Rossi, me kombësi italiane sipas OJQ-së Foro Penal, dhe një venezuelian Jesus Medina u arrestuan të premten pasi kishin hyrë së bashku me grupin e xhirimit në burgun e Tocoron në Shtetin e Araguas (veri).

“Ata ndodheshin në burgun e Tocoron për një hetim gazetaresk ndërsa janë arrestuar”, sqaroi Sindikata Kombëtare e punonjësve të medias (SNTP).

Organizatat e gazetarëve nuk saktësuan se për cilën media punonin gazetarët italianë. Medina është fotoreporteri për web-in DolarToday, i njohur për tonet kritike ndaj qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat