Trump: 20 vjet pa sukses në politikën ndaj Koresë së Veriut

Amerika

Trump: 20 vjet pa sukses në politikën ndaj Koresë së Veriut

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:16
Kim Jong Un

Presidenti Donald Trump tha sot se çdo përpjekje për të zgjidhur çështjen e Koresë së Veriut ka dështuar për më shumë se dy dekada.

"Vendi ynë ka qënë i pasuksesshëm në ballafaqimin me Korenë e Veriut për 25 vjet, duke dhënë miliarda dollarë dhe duke mos marrë asgjë mbrapsht,"- tha presidenti në Trump në Twitter.

Deklaratat e reja të presidentit Trump janë sugjerimet e tij më të fundit, se mund të ndryshojë politikën amerikane që synon të pengojë Korenë e Veriut të zhvillojë armë bërthamore pa konfrontime.

Të shtunën zoti Trump shkroi në Twitter se "presidentët e kaluar amerikanë kanë biseduar me udhëheqësit e Koresë së Veriut, duke bërë marrëveshje dhe duke paguar sasi të mëdha parash.. dhe kjo nuk ka funksionuar, marrëveshjet janë shkelur para se të thahej boja, duke i vënë në lojë negociatorët amerikanë. Më falni, por vetëm një gjë do të funksionojë!"

Nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte presidenti, por komentet e tij duket të sugjerojnë se ai iu referohet veprimeve ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat