Teksas, studenti 19-vjeçar qëllon policin në kokë

Amerika

Teksas, studenti 19-vjeçar qëllon policin në kokë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 09:45
Teksas

Një student 19-vjeçar në Teksas qëlloi për vdekje një oficer policie dhe u largua nga vendngjarja, duke bërë që forcat e rendit të viheshin ethshëm në kërkimin e tij.

I riu më në fund u kap e po merret në pyetje. Të shtënat ndodhën orët e vona të mbrëmjes së të hënës.  Autori i ngjarjes, i identifikuar si Hollis Daniels, ishte dërguar në komisariat pas një kontrolli në dhomën e tij, të nxitur nga fakti që në kampusin universitar ishte gjetur drogë.  Por në stacionin e policisë, ai raportohet të ketë nxjerrë armën e ta ketë qëlluar oficerin në kokë. 

Ngjarja ndodh një vit pasi Universiteti Teknologjik i Teksasit, ku studionte Daniels, legalizoi projektiligjin 11 të Senatit, ligji i shumëdiskutuar që i lejon studentëve të mbajnë armë në godinat e kampusit nëse janë të pajisur me lejen për ta bërë një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat