Melania porosit Ivanën: Mos u sill si zonja e parë

Amerika

Melania porosit Ivanën: Mos u sill si zonja e parë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 12:39
Melania Trump dhe Ivana Trump

Bashkëshortja e presidentit amerikan Melania Trump ka porositur ish-gruan e Donald Trump, Ivanën, që përvojën bashkëshortore të mos e përdorë për promovim vetanak.

Ajo ka reaguar ndaj intervistës së Ivana Trump për ABC, ku ka folur për jetën e përbashkët me Donald Trump, duke e quajtur veten zonja e parë.

“Kam numrin direkt të Shtëpisë së Bardhë, por nuk dua ta thërras pasi që Melania është atje”, tha Ivana, e cila ishte bashkëshorte e Trump nga viti  1977 deri 1999.

Siç thuhet, Ivana Trump dëshiron që përmes deklaratave të veta të tërheqë vëmendjen për promovimin e punës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat