Policia e Teksasit në kërkim të vogëlushes, babai e kishte nxjerr jashtë sepse s’kishte pirë qumështin

Amerika

Policia e Teksasit në kërkim të vogëlushes, babai e kishte nxjerr jashtë sepse s’kishte pirë qumështin

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 00:15
Sherin Matthews

Policia e Teksasit po kërkon një vajzë 3-vjeçare të humbur pasi i ati e nxori atë jashtë në orën 2 të mëngjesit si ndëshkim.

Wesley Matthews, 37 vjeç, u arrestua pasi akuzohet për braktisje të fëmijës dhe vënien në rrezik, pas zhdukjes së vogëlushes Sherin nga kopshti i shtëpisë së tyre.

Autoritetet amerikane po kërkonin të hënën vajzën 3-vjeçare në periferi të Dallasit, e cila u zhduk gjatë fundjavës kur babai i saj e kishte bërë atë të qëndronte jashtë në mes të natës si dënim pasi ajo nuk e kishte pirë qumështin e saj.

Matthews, urdhëroi të bijën e tij Sherin të qëndronte pas një peme në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, sipas deklaratës së tij në polici. Pema ndodhej në një rrugicë që të çonte në shtëpinë e tyre.

Matthews shkoi jashtë rreth 15 minuta më vonë për ta kontrolluar atë, por Sherin ishte zhdukur.

Janë ende të paqarta motivet pse 37-vjeçari vendosi ta ndëshkonte vogëlushen e tij në mes të natës, duke e nxjerrë atë jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat