SHBA shqyrtojnë një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut

Amerika

SHBA shqyrtojnë një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 21:14
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut thotë se Presidenti Donald Trump “ndezi fitilin e luftës”në Gadishullin Korean, me kërcënimin e tij se Shtetet e Bashkuara “do ta shkatërrojnë plotësisht” Phenianin, në se ai kryen një sulm.

Presidenti Trump i bëri këto komente në fjalimin që mbajti para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar.

Në komentet që bëri sot për Agjencinë Shtetërore Ruse të Lajmeve TASS, Ministri i Jashtëm koreanoverior Ri Yong Ho tha se “Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë në mënyrë të arsyetueshme dhe të mos e provokojnë Korenë e Veriut”.

Image

Ndërsa Presidenti Donald Trump shqyrton veprime të mundshme ushtarake ndaj Koresë së Veriut, ushtria amerikane demonstroi forcën që mund të shihej qartë nga Koreja e Veriut.

Bombardues të rëndë supersonikë amerikanë ju bashkuan avionëve luftarakë japonezë dhe koreanojugorë, në një demonstrim force gjatë një manovre ushtarake, ku u qëllua me raketa në brigjet lindore edhe perëndimore të gadishullit korean.

Manovrat u zhvilluan ndërsa Presidenti Trump u takua me këshilltarët e tij, si dhe pati një takim me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger. Gjatë takimit Presidenti Trump foli për një qëndrim të ri ndaj Koresë së Veriut.

Image

Në takimin me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, Presidenti diskutoi edhe për “një sërë mundësish për t’iu përgjigjur çdo forme agresioni nga Koreja e Veriut, në se do të jetë e nevojshme, për ta parandaluar Phenianin që t’i këëcënojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre me armë bërthamore”, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë e Sekretares së Shtypit Sarah Huckabee Sanders.

“Besoj se këto komente kanë të bëjnë me parandalimin e një sulmi bërthamor të shpajtë të Koresë së Veriut”, - tha analisti i sigurisë rajonale Daniel Pinkston, në Universitetin Troy të Seulit.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti gjatë takimit u informua nga Sekretari i Mbrojtjes James Mattis dhe nga Shefi i Shtatmadhorisë i Shteteve të Bashkuara, gjenerali Joseph Dunford. Takimi përkoi me manovrat ajrore pranë Detit të Japonisë dhe Detit të Verdhë./Voa/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat